Ministri Gashi: Turqia, partner i çmuar i Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç. Gjatë këtij takimi njohës, u bisedua për projektet e përbashkëta në të cilat Kosova e Turqia kanë bashkëpunuar deri më tani, si dhe vazhdimin e mëtejmë të tyre. Ministri Gashi e falënderoi ambasadoren dhe përmes saj shprehu mirënjohjen për Republikën e Turqisë në përkrahje të Republikës së Kosovës dhe të kontributit të shtetit turk dhënë për Kosovën në përgjithësi, e në veçanti për fushat në të cilat është përgjegjëse MKRS-ja. Ministri tha së është në gatishmëri dhe shërbim të plotë për thellim të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve konkrete, me theks, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Turqia ka qenë dhe mbetet partner i çmuar i shtetit të Kosovës, u shpreh ministri. Ndërkaq ambasadorja turke Kiliç, e uroi ministrin Gashi për detyrën e re dhe e premtoi se bashkëpunimi dhe përkrahja ndaj MKRS-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Mysafirët e informuan ministrin për projektet që janë realizuar deri më tani, sidomos në restaurimin e shumë objekteve të trashëgiminë kulturore, duke u shprehur të hapur për mbështetje të mëtejme si në trashëgimi, por edhe në kulturë, rini e sport. Ajo theksoi se Turqia e Kosova do të vazhdojnë të jenë përkrah njëra-tjetrës edhe në të ardhmen dhe rikonfirmoi se mbështetja e Ambasadës në projekte të ndryshme do të vazhdojë dhe bashkëpunimi do të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Përfundon betonimi në parkingun nëntokësor në Sheshin Qendror të komunës së Rahovecit

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në komunën e Rahovecit, njofton qytetarët e …