Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo raporton për dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut

Nuk aprovohet mocioni për shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme nuk e ka miratuar propozimin e LDK-së,  lidhur me shkarkimin e ministrit të Bujqësisë,  Nenad Rikallo, i  akuzuar për keqtrajtim të qytetarëve gjatë kohës së luftës, në vitet 1998-1999 të lagjes “Dardania”, në Prishtinë. 40 deputetë kanë votuar kundër shkarkimit, 25 kanë votuar për shkarkim dhe një deputet ka abstenuar. Megjithatë, ministri nga radhët e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo do të hetohet nga Prokuroria e Kosovës lidhur me dyshimet se ai gjatë luftës së Kosovë ka qenë pjesë e regjimit që  ka maltretuar dhe ka kryer krime kundër shqiptarëve  në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …