Ministri Hasani priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë

Në ambientet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ministri Bajram Hasani, priti në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë, Marija Kapitanoviq.

Me këtë rast, ministri Hasani e njoftoi ambasadoren kroate lidhur me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe me prioritetet e kësaj ministrie.

Ambasadorja Kapitanoviq, e falënderoi ministrin për pritjen dhe informimin e objektivave të MTI-së për këtë mandat qeverisës. Në vazhdën e këtij takimi u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe për thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë se së shpejti do të organizojnë një konferencë me po këtë qëllim, njohjen dhe informacionet e duhura për investitorët kroatë dhe vendorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ndau mirënjohje për zyrtarët policor për kontributin e tyre në zbardhjen e rasteve të vjedhjeve dhe sigurisë publike

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti …