Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, realizoi vizita mjekësore për komunitetet

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e FSK-së, realizoi vizita mjekësore për komunitetet

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-ve, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve, duke kryer kështu vizita mjekësore tek personat e moshuar të komunitetit serb. Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga  mjekët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra  e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak. Projekti  humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …