leoni

MINISTRI HASANI TAKON AMBASADORIN DELAWIE 

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).  Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani në takimin njoftues që ka pasur me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe James Hope – drejtor i USAID për Kosovë. Ministri Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri. Ministri Hasani gjithashtu ka falënderuar  ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së  që ka dhënë në shtetndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe  programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore. Ambasadori Delawie duke i uruar marrjen e detyrës si ministër i MTI-së, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane dhe Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID, James Hope për ndihmën që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …