Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kennett Wollack

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kennett Wollack

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim presidentin e NDI-së, Kennet Wollak, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë, i shoqëruar edhe nga drejtori i NDI për Evropën Qendrore, Robert Benxhamin dhe drejtori i NDI-së për Kosovën, Aleksander Cavarria. Kryeministri Haradinaj e informoi presidentin e NDI, Wollack për situatën aktuale në Kosovë si dhe për hapat e mëtejmë që është duke ndërmarrë Qeveria për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit. Zotëriu Kenneth Wollack, e siguroi kryeministrin Haradinaj se NDI-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën, duke i përcjellë në veçanti përshëndetjet e ish-Sekretares së SHBA-ve, Madeleine Albright. Kryeministri Haradinaj dhe presidenti Wollack, e mirëpritën idenë e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet Kosovës dhe NDI  edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Von der Leyen: Pranimi i Ukrainës në BE, garanci kyçe për sigurinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se do të …