leoni

Aleanca për Shqiptarët mbajti tubimin qendror, në Zhitoshë të Prilepit

Aleanca për Shqiptarët mbajti tubimin qendror, në Zhitoshë të Prilepit

Aleanca për Shqiptarët mbajti tubimin  qendror, në Zhitoshë të Prilepit. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike, si boshnjakët, turqit dhe bashkësitë e tjera që të mbështesin partitë shqiptare, pasi me këtë do të përkrahin avancimin e të drejtave të tyre etnike. Sela ka kritikuar BDI-në e cila sipas tij ka dështuar me procesin e decentralizimit, sepse me këtë i ka dëmtuar komunat shqiptare. Ai ka përmendur edhe 27 prillin, duke thënë se kur u zgjodh kryetari i Kuvendit shqiptar, aty nuk ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Lidhur me kandidaturën e Ramiz Merkos së BDI-së për Strugën, tha se nuk shqetësohet për këtë sepse sipas tij, kandidatura e Merkos nuk është shqiptare. “Aspak nuk shqetësohem se pse ka nxjerrë kandidat BDI-ja atje në Strugë, sepse ai mund të jetë gjithçka veç kandidaturë shqiptarë s’është. Dhe shqiptarët në Strugë do të dinë ta vlerësojnë birin e tyre dhe kandidatin shqiptar”, deklaroi më tej Sela.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …