Ministri Reçica takon ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al-Jassim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, Fayez Mishari Al-Jassim. Ministri Reçica, falënderoi ambasadorin për vizitën e tij bërë institucioneve të Kosovës dhe MPMS-së në veçanti. Ai gjithashtu e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar nga shteti i Kuvajtit, dhënë për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.

Ambasadori i Kuvajtit, Fayez Mishari Al-Jassim, e uroi Ministrin për përgjegjësitë e marra, si dhe  Qeverinë e re.

Me këtë rast, Ministri Reçica e informoi Al-Jassim për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë me dikasterin që ai mbulon, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Kuvajti. Reçica e informoi për programin e Qeverisë së Kosovës me fokus zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjve.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …