Donald Lu: Duam veprime vendimtare kundër “peshqve të mëdhenj” të krimit, duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen

Ambasadori amerikan Donald Lu i është rikthyer edhe njëherë çështjes së luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai ka lënë një shënim në një koment të analistit, Skënder Minxhozi për çështjet e kriminalitetit ku shkruan se, “të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së. Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit. Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangster të futen në burg”, thotë ambasadori dhe fjalia e fundit është qartazi një mesazh për politikën. Lu thotë, “Mjaft u zutë dhe futjuni punës”.  Pak dite më parë, ambasadori amerikan foli me emra konkretë dhe tha se në Shqipëri ka katër klane dhe 20 familje mafioze dhe se asnjë nga peshqit e mëdhenj të krimit nuk janë arrestuar. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …