Kryeministri Haradinaj: Të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane

Kreu i Qeverisë: Të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se ka vonesa të zbatimit të MSA dhe se duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane. Ai këto komente i bëri në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrime Evropiane, organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, që kishte për fokus zbatimin e agjendës së reformave evropiane. Kryeministri Haradinaj tha se këto takime tash e tutje do të mbahen çdo javë. “Agjenda e reformave evropiane duhet të veprohet për zbatim. Ka vonesa të zbatimit të MSA që nuk duhet të ndodhin tash e tutje. Duhet të ndëshkohen ata që nuk përfillin agjendën evropiane”, tha Haradinaj. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se duhet përkushtim për agjendën evropiane duke respektuar rendin dhe ligj, konkurrencë dhe klimë të favorshme të investimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Ejup Maqedonci merr pjesë në ministerialin e iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut në Sarajevë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, po qëndron në Sarajevë për të marrë pjesë …