Gashi: Nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij

Diaspora kërkon shkarkimin e Dardan Gashit nga posti i ministrit

Përfaqësues të shoqatave shqiptare në Austri, dhe veprimtarë të shquar me kontribut të veçantë për çështjen kombëtare shqiptare, kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë rreth zgjedhjes së Dardan Gashit, në krye të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike së Republikës së Kosovës. Për këtë, fillimisht diaspora shqiptare nga Austria, ju ka drejtuar me një letër të hapur zyrtare kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe subjekteve shqiptare të përfaqësuara në Parlamentin e Kosovës, bëri të ditur  Agjencia e lajmeve “Kosova Info”. Kjo letër e hapur drejtuar krerëve të shtetit të Kosovës, e në veçanti kryeministrit Haradinaj, është edhe një shenjë revolte dhe pakënaqësie ndaj zgjedhjes së kabinetit të tij qeveritarë. Sipas të gjitha gjasave, kreu i ekzekutivit, Haradinaj, do të përballët me sfidën e dytë, të kundërshtimeve të qytetarëve, në këtë rast të Diasporës shqiptare, ndaj zgjedhjes së ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …