Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Gjermanisë, z. Held

Ministri Tahiri takoi ambasadorin e Gjermanisë, z. Held

 Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, priti në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Christian Heldt, me të cilin diskutuan për ecurinë e reformave në sistemin e drejtësisë, sfidat, të arriturat dhe orientimet strategjike në këtë sektor. Ministri Tahiri, e njoftoi z. Held me prioritetet dhe hapat e ndërmarrë deri më tani, veçmas në proceset që lidhen me rishikimin e legjislacionit penal dhe atë të fushës civile. Po ashtu, u diskutua edhe për qasjen e re legjislative ndaj fushave prioritare që lidhen me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, parandalimit të konfliktit të interesit, konfiskimit të pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme, si dhe ndryshimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave. Ministri Tahiri shprehu konsideratë të lartë për ndihmën që Gjermania ka ofruar dhe vazhdon të ofrojë për Republikën e Kosovës gjatë tërë kursit të konsolidimit të shtetit dhe në fushën e sundimit të ligjit në veçanti.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …