Ulrike Lunacek

Ulrike Lunaçek mbetet jashtë Kuvendit të Austrisë, partia e saj në zgjedhjet e fundit fitoi vetëm 3.9%

Sipas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%) Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën në Austri kanë nxjerr rezultate befasuese. Teksa në kampin e Partisë ÖVP të Sebastian Kurz shihen lot gëzimi për fitoren e zgjedhjeve, në kampin e Partisë së Gjelbër të udhëhequr nga Ulerike Lunacek kishte lot dëshpërimi. Sipas rezultateve preliminarë, të Gjelbrit fituan 3.9%, me çka nuk mund të bëhen pjesë e parlamentit të ardhshëm (pragu zgjedhor: 4%), shkruan “albinfo.ch”. Ulrike Lunacek për shumë vite me radhë ka qenë nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën. Gajtë punës së saj ka dhënë premtime të shumta por ato nuk i kanë sjellë Kosovës as një dobi.

Kontrolloni gjithashtu

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit të GJS ndaj drejtuesve të UÇK

Mijëra bashkëkombas që jetojnë në Zvicërr po protestojnë në Cyrih kundër vendimit te Gjykatës Speciale …