leoni

Ministri Gashi priti Kryesuesen e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim Kryesuesen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë- Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova. Në takim u bisedua rreth bashkëpunimit të MKRS-së me Zyrën e BE-së në Kosovë-PSBE, në fushat specifike, që lidhen me kulturën e trashëgiminë kulturore, dhe programin dhe planet e ministrisë për të ardhmen. Ministri Gashi tha se MKRS-ja është plotësisht e përkushtuar të bashkëpunojë me Zyrën e BE-së në Kosovë-PSBE në dobi të kulturës, trashëgimisë kulturore, rinisë dhe sportit, dhe në avancimin dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së. Ministri e informoi shefen e BE-së në Kosovë, Apostolova, se fusha e trashëgimisë do të mbetet ndër prioritetet e ministrisë. Ndërsa, përfaqësuesja e BE-së, Apostolova e falënderoi ministrin Gashi për pritjen dhe e uroi për detyrën. Ajo theksoi se bashkëpunimi i BE-së me MKRS-në do të vazhdojë e veçmas në projektet për kulturë të cilat promovojnë dialogun kulturor mes komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Më tej, Gashi dhe Apostolova u shprehën se bashkëpunimi dhe bashkëbisedimi janë rruga më e mirë për të krijuar mirëbesim ndërmjet komuniteteve në Kosovë duke theksuar se do të punojnë për një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …