Ish-ushtari i UÇK-së, Isni Kilaj udhëton për në Hagë ku do të intervistohet në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë

Kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Këtë e ka bërë të ditur vet Kilaj me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin e saj Kadri Veseli për besimin e dhënë.

“Sot pranova vendimin për emërim në pozitën e zv.ministrit në MBPZHR. Falënderoj PDK-në dhe kryetarin Kadri Veseli për besimin e dhënë. Do jem në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë atyre që i përfaqësoj”, ka shkruar Kilaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …