Kuvendi i Shqipërisë

Sot mblidhet Këshilli për Imunitete dhe Mandate i Kuvendit të Shqipërisë

Sot mblidhet Këshilli për Imunitete dhe Mandate i Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar për heqjen e mandatit të deputetit, Saimir Tahiri. Për heqjen e mandatit të ish ministrit të Punëve të Brendshme, tani deputetit, Saimir Tahiri është diskutuar edhe gjatë ditës së djeshme dhe ka pasur një përplasje të qëndrimeve për këtë çështje në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kërkonin me ngulm për heqjen e mandatit një orë e më parë dhe deputetëve të Partisë Socialiste që kërkonin t’i jepet një afat kohorë prej tri ditëve.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …