Enver Sekiraqa

Lirimi nga burgu i kriminelit, Enver Sekiraça, i dënuar 37 vjet burg për krime të rënda ka ngjallur shumë reagime

Lirimi nga burgu i kriminelit, Enver  Sekiraça, i dënuar 37 vjet burg për krime të rënda dhe për vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza, ka ngjallur reagime të zyrtarëve shtetërorë, reagimin e ambasadores së Kosovës në Amerikë, reagime të shoqërisë civile, të familjarëve të viktimave, të cilët e vlerësojnë këtë vendim si dështim të drejtësisë. As Gjykata e Apelit  nuk ka dhënë ndonjë  arsyetim të specifikuar përmes së cilit dy ditë më parë i është mundësuar Enver Sekiraçës lirimi nga paraburgimi. Ndëkohë është bërë e ditur se me kërkesë të Gjykatës, Sekiraqa është kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj ka deklaruasr se nuk i di arsyet e lirimit të Sekiraçës nga burgu.

Krimineli Sekiraça gjatë luftës në Kosovë ishte pjesë e sturkturave kriminale të regjimit të Milosheviqit. Për shkak të ndalimit të tij nga autoritetet e luftës, në Zonën e Llapit, EULEX-i e  ka trajtuar dëshmitar të mbrojtur dhe duke u mbështetur në deklaratat e tij të instruktuara i ka dënuar me burg edhe disa nga krerët e Zonës Operative të Llapit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …