Saimir Tahiri

Tahiri: Refuzoj çdo lloj inskenimi politik që më vendos mbi shpinë pesha të pamerituara

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetit për të diskutuar lidhur me mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, i akuzuar për përfshirje në trafikim të substancave narkotike. Gjatë fjalës së tij para Këshillit, deputeti Saimir Tahiri ka theksuar se refuzon çdo lloj inskenimi politik që i vendos mbi shpinë pesha të pamerituara. Jam i gatshëm të hetohem dhe të bëjë gjithçka që e vërteta të dalë në dritë, por unë kërkoj prova dhe jo të më kërkoni të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të punës time që unë fitoj 5 milion euro në muaj. Nuk mund të arrestohem pse në përgjime del një me emrin Saimir që ka kamion dhe ngarkon thasët me hashash në kamion, kur unë s’kam as patentën e kamionit, ka theksuar deputeti i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …