Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë sot se Kosova do të ketë sigurim shëndetësor universal, ndërsa premtimet do të kthehen në shërbime të cilat qytetarët kosovarë duhet t’i prekin.

“Unë si ministër dhe Ministria e Shëndetësisë qëndrojmë prapa idesë që Kosova duhet të ketë një sigurim shëndetësor universal dhe do të bëjmë çmos që këto premtime që kanë qenë për një kohë të gjatë, realisht të kthehen në shërbime të prekshme për qytetarin”, ka thënë Ismaili. Ai ka thënë kështu në hapje të punëtorisë mbi rishikimin afatmesëm të Projektit të Shëndetësisë Kosovare, që po mbahet në Prevallë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Heqja e masave nga BE ndaj Kosovës, vendim i vonuar por i mirëpritur

Bedri Hamza, lider i Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj vendimit të Bashkimi Evropian …