Brickos

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: Do t’i mbrojmë prodhuesit vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani: Do t’i mbrojmë prodhuesit vendorë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se në këtë mandat qeverisës do të angazhohet për fuqizimin e bizneseve në Kosovë duke mbrojtur prodhimin vendor. Ai ka theksuar se do të angazhohet edhe për zhvillim të konkurrueshmërisë së sektorit privat nëpërmjet zhvillimit industrial dhe përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka arsyetuar edhe vendimin e tij për ta vendosur tarifën për miellin nga Serbia. Ai ka treguar se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të çmimeve të dampuara dhe, sipas tij, në një masë të konsiderueshme është dëmtuar industria vendore e miellit.

Ministri Hasani ka thënë se prioritet i tij në këtë pozitë do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë. Duke folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e tregtisë, ministri Hasani ka thënë se fusha e tregtisë mbetet me prioritet të lartë ndërmjet dy shteteve shqiptare. Ai ka theksuar se MTI-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet hallka kryesore në investimet strategjike. Duke folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e tregtisë, ministri Bajrami ka thënë se fusha e tregtisë mbetet me prioritet të lartë ndërmjet dy shteteve shqiptare, me theks të veçantë eliminimi i barrierave tregtare për prodhuesit kosovarë të cilët duan të eksportojnë në tregun e Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala, ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto dhe ndërto

Ferat Shala, ka folur për takimin e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti si dhe për zgjedhjet e ardhshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka folur rreth takimit të kryetarit …