Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek: BE nuk njeh marrëveshje të re për demarkacion

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek: BE nuk njeh marrëveshje të re për demarkacion

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk njeh marrëveshje të re për demarkacionin, ndërsa ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që të mos e quajë mashtruese BE-në, për një marrëveshje të cilën e ka nënshkrua vet.  Ajo ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza.

“Do të doja t’i bëja thirrje secilit tani në Kuvendin e Kosovës që të ecë përpara dhe ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi. E di që kryeministri i ri e ka emëruar një komision të ri, por tash topin e ka Kuvendi i Kosovës”.

“Duhet ta shfrytëzoni këtë mundësi sepse kjo derë mund të ju mbyllet. Duhet ta bëni tani sepse ka të bëjë me të drejtat e qytetarëve që të lëvizin lirshëm. Ky është kusht për liberalizimin e vizave dhe Kosova ka pasur kufij të qartë me Shqipërinë e Maqedoninë, por jo me Serbinë dhe Malin e Zi”.

“Me Presidentin isha shumë e sinqertë sepse ai ka ngritur zërin, ku ka thënë se BE i ka vënë në kurth më marrëveshjen. Unë i thash që ju zoti Thaçi ishit ministër i Punëve të Jashtëm, kur e nënshkruat atë, dhe i kam thënë se kjo nuk është mënyra për të ecur përpara. Kosova e ka ditur nga 2013, kurse fajësim i BE-së, është në kundërshtim të plotë, ai nuk ka të drejtë”.

“Ramush Haradinaj tani po përpiqet të gjej rrugëdalje, por në BE e kemi të qartë marrëveshjen e cila është nënshkruar. Mali i Zi e ka ratifikuar tashmë”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …