Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Formimi i FAK-ut në interes edhe të komunitetit serb

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi: Formimi i FAK-ut në interes edhe të komunitetit serb

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi tha se shndërrimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithëve edhe në interes të komunitetit serb. Madje theksoi se Forcat e Armatosura nuk paraqesin rrezik për askënd, sikurse nuk paraqet as FSK sot. Në konferencën e organizuar nga QKSS me temën “Qëndrimi i komunitetit serb rreth ndryshimit të mandatit të FSK-së” shtoi se askush nuk mund ta bllokojë dhe të vë veto në themelimin e FAK-ut. Sipas Thaçit ndryshimet  kushtetuese janë të domosdoshme vetëm në aspektin simbolik të ndryshimit të emrit. Ai tha se janë të interesuar që FAK-u të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese. Kreu i shtetit theksoi se është i bindur se kur t’i bëjnë Forcat e Armatosura do të shohin vlerat e përbashkëta të të gjithëve. U shpreh se është i vetëdijshëm për shqetësimin e politikave serbe për formimin e FAK-ut porse theksoi se është i gatshëm nëse është nevoja edhe çdo ditë të takohen me ta për t’ua shpjeguar rëndësinë që ka themelimi i FAK-ut. Kryetari shtoi se Forcat e Armatosura do të formohen në bashkëpunim me NATO-n, BE-në dhe SHBA-në. Thaçi tha se Kosova ka nevojë dhe të drejtë t’i ketë Forcat e Armatosura.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …