Gjykatësi i lëndës Goran Boshevski gjatë leximit të vendimit tha se i akuzuari Sulejman Osmani për veprën penale organizatë terroriste dhe terrorizëm në asnjë rast nuk ka mohuar se ka qenë pjesëmarrës po vetëm ka mohuar aktakuzën. Sulejam Osmani, vendimin e gjykatës e priti me duartrokitje duke brohoritur “rroftë UÇK-ja dhe duke thënë se me këtë vendim ju jeni duke i dënuar 10 milion shqiptarë jo vetëm mua”. Osmani ishte njëri nga pjesëtarët e grupit të Kumanovës i cili pas aksionit u arratisë duk i treguar armatë e sekuestruara në Gushincë. Pas arrestimit nga Policia e Kosovës e ekstraduan në Maqedoni.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
