Grupi i tifozëve “Plisat” dhe qytetarët liridashës po protestojnë në Prishtinë kundër dënimeve të “Grupit të Kumanovës”

Grupi i tifozëve “Plisat” dhe qytetarët liridashës po protestojnë në Prishtinë kundër dënimeve të “Grupit të Kumanovës”

Grupi i tifozëve “Plisat” dhe qytetarët liridashës mbajtën një protestë me ç’rast është kundërshtuar vendimi i autoriteteve maqedonase lidhur me dënimet drastike e drakonike të  Grupit ‘Kumanova’. Protesta po zhvillohet në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë. “Vendimi i Gjykatës Themelore të Shkupit, me dënimin maksimal me gjithsej 746 vjet burg, përtej konventës së të drejtave të njeriut mbi ‘Grupin Kumanova’, është tërësisht vendim politik, i papranueshëm dhe për këtë urgjentisht duhet nisur hetim ndërkombëtarë kanë thënë protestuesit. Njësia speciale është rreshtuar dhe nuk po lejon që protestuesit t’i ofrohen Ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë. Derisa protestuesit këndonin këngën “Besa besë”, Policia ka kërkuar nga ata të mos e kalojnë kordonin policor. Të pranishme në protestë ishin edhe  deputetja Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …