Kryetari Thaçi: Çështja e të pagjeturve do të jetë prioritet në Bruksel

Kryetari Thaçi: Çështja e të pagjeturve do të jetë prioritet në Bruksel

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të marrë një kualitet e dinamikë të shtuar dhe në kuadër të tij të përfshihet edhe çështja e të pagjeturve. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të personave të pagjetur nga komuniteti shqiptar dhe serb, Bajram Çerkini dhe Milorad Trifunoviq, me të cilët ka biseduar për çështjen e personave të pagjetur. Thaçi u shpreh se çështja e pagjeturve gjithmonë është në agjendën e institucioneve dhe garantoi se institucionet e shtetit të Kosovës do të kërkojnë edhe më me ngulm që të ketë rezultate konkrete në zbardhjen e fatit të të gjithë personave të pagjetur. Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të personave të pagjetur nga komuniteti shqiptar dhe serb, njoftuan presidentin Thaçi për Qendrën Burimore për të pagjeturit dhe për suksesin e shoqatave në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit në mes të familjeve të të pagjeturve të të gjitha etnive.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …