Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet për furnizim me energji gjatë sezonit dimëror

Arben Gjukaj: Janë bërë të gjitha përgatitjet për furnizim me energji gjatë sezonit dimëror

Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, deklaroi se edhe pse termocentralet e Kosovës janë të stërvjetruara, KEK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet për të pasur një furnizim të mirë me energji elektrike për konsumatorët e Kosovës. “KEK-u i ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin dimëror. Jemi në gazën e fundit të testimi që të kemi gjenerim të energjisë për dimër”, tha ai në një intervistë për televizionin publik.

Sipas tij KEK-u ka pasur rekord për prodhimin të energjisë elektrike. Ai ka bërë me dije se një problem që po ndeshet KEK-u ka të bëj me pjesët rezervë që lidhen me defektet. “Ka problem nuk prodhohen ato pjesë, pasi që janë blloqe më të vjetra”, tha ai. Gjukaj tha se prodhimi i energjisë elektrike është shumë kompleks. Zgjidhja për Kosovën që të mos ketë problem me furnizim me energji elektronike, sipas tij, është ndërtimi i termocentralit të ri. “Jemi vonuar pak, ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re”, është zgjidhja për Kosovën. Fati i “Kosovës A”, lidhet me ndërtimin e termocentralit të ri”, tha Gjukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …