Drejtoria për kulturë rini dhe sport në Klinë për nderë të 28 nëntorit organizon Turnir në futboll të vogël

Drejtoria për kulturë rini dhe sport në komunën e Klinës për nderë të 28 nëntorit, ditës së pavarësisë organizon Turnir në futboll të vogël.

Turniri do të mbahet në Palestrën Sportive ,,Adem Jashari” në Klinë.

Ekipet që dëshirojnë të marrin pjesë, mundë të paraqiten në zyrën e Sportit tek zyrtari i sportit Rexhë Buqani (049/920-731) në Qendrën e Kulturës ,,Jehona e Dukagjinit”.

Paraqitja e ekipeve bëhet prej 08.11.2017 deri me 21.11.2017, ku paraqitja e ekipeve është 15 euro.

Turniri fillon me 22.11.2017 prej orës 11:00, ndërsa finalja mbahet me 27 nentor 2017.  Vendi i parë, i dytë dhe i tretë do të shpërblehen në vlerë monetare dhe kupa.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …