Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim, planet për të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit. Duke folur për prioritetet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, përmendi mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërë ditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike. Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit. Ndërsa, diplomatja kroate shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …