Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi: Votuesi vendos sesi do të duket qyteti i tij

Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi: Votuesi vendos sesi do të duket qyteti i tij

Kandidati i LDK së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arban Abrashi, i cili votoi në shkollën fillore “Hasan Prishtina”, i bëri thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të votojnë për qytetin e tyre.

 

” Sapo votova në raundin e dytë dhe i ftoj të gjithë qytetarët  e Prishtinës ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe të votojnë. Votimi sot nuk ka të bëjë vetëm me preferencën për një kandidat cilido që është ai, votimi ka të bëjë dhe për pjesëmarrjen në qeverisjen. Votuesi vendos sesi do të duket qyteti i tij në katër vitet e ardhshme, pamja e këtij qyteti,  menxhimi i qytetit. Andaj i ftoj të gjithë të tjerët që ende s’kanë votu, të dalin dhe të votojnë sa më masivisht sot”, tha ai

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar kundër deklaratës së ministres, Donika Shvarc

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në deklaratën e ministres së  Jashtme, Donika Shvarc, …