Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi insiston në rinumërimin e votave në kryeqytet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi pretendon se ka më shumë vota se Shpend Ahmeti

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka vlerësuar se organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor, për të cilin veprim, Abrashi ka thënë se do të kërkojë hetim. Reagimi i Abrashit vie pasi një shkrimi të Shpend Ahmetit, i cili ka thënë se është më se e qartë se kush ka qenë i angazhuar për ta kthyer nëntokën në Prishtinë.

“Po shohim që ata që bën koalicione të hapura e të fshehta me oligarkë e biznismenë/politikanë vetëm që me çdo kusht të mbesin në pushtet, tash zbulohet edhe se kanë përdorë metoda kundërligjore vetëm e vetëm që ata të jenë në pushtet. Organizimi i transportit të qytetarëve përmes OJQ-ve për të votuar, ka synim ushtrimin e ndikimit mbi votën e tyre të lirë dhe deformon vullnetin e tyre popullor. Do ta kërkojmë nga organet kompetente të hetojmë këtë rast deri në fund dhe pastaj do të vendosim sesi të veprojmë. Por ajo që po vërtetohet gjithnjë e më shumë është se Prishtina tashmë ka një kryetar të ri”, ka shkruar abrashi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

“The Independent” ngatërron Prishtinën me Serbinë, shqiptarët reagojnë në Facebook

Një fotografi nga qendra e Prishtinës, e përdorur nga mediumi britanik “The Independent” për të …