leoni

Xhavit Haliti mendon se Gjykata Speciale kundër UÇK-së nuk është gjykatë e huaj por gjykatë e Kosovës (!)

Xhavit Haliti mendon se qëndrimi i gjatë në pushtet dhe propaganda kundër PDK-së ndikoi në zgjedhjet lokale

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka bërë me dije se propaganda e madhe kundër PDK-së dhe të qenit gjatë në pushtet kanë qenë dy nga arsyet e rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhjet lokale. “Nuk e praktikoj shumë të jap komente për rezultatin e zgjedhjeve, por kjo është diçka që u ndodh të gjitha partive të cilat për një periudhë të gjatë janë në pushtet”, ka thënë Haliti për gazetën “Epoka e re”, kur është pyetur për rezultatin e PDK-së në këto zgjedhje. Ai ka theksuar se edhe koalicioni i përbashkët për zgjedhjet e përgjithshme nuk ka funksionuar për zgjedhjet lokale dhe kjo ka pasur koston e vet. Haliti ka thënë se PDK-së i duhet një analizë e thellë për të parë se çka nuk ka funksionuar te struktura e saj. Ai ka vlerësuar se nëse është nevoja, edhe strukturat qendrore të kësaj partie duhet ta marrin përgjegjësinë që u takon.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …