Taulant Balla: Shqiptarët nga 3 parlamentet e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë bëhen bashkë

Taulant Balla: Shqiptarët nga 3 parlamentet e Shqipërisë, Kosovës dhe të Maqedonisë bëhen bashkë

Kryetari i grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla ndodhet në Bruksel në krye të delegacionit shqiptar, që po merr pjesë në “Tryezën e Nivelit të Lartë mbi Procesin e Integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”. Gjatë qëndrimit në Bruksel, Balla ka publikuar një foto, ku janë bërë bashkë përfaqësuesit e parlamentit të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, të cilët janë pjesë e tryezës së Nivelit të lartë mbi Procesin e Integrimit Europian te Ballkanit Perëndimor. “Shqiptarët nga 3 parlamentet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë bëhen bashkë”, shkruan Balla.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …