Sot në QNR rinumërohen votat nga 35 vendvotimeve në Dragash dhe 3 në Rahovec

Sot në QNR rinumërohen votat nga 35 vendvotimeve në Dragash dhe 3 në Rahovec

Sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Rahovecit. KQZ ka bërë të ditur se, pastaj do të filloi numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

“Pas përmbylljes së këtyre dy komunave, do të fillojmë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit. Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat”, njoftoi KQZ, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …