Kabineti qeveritar i Kosovës anulon pjesëmarrjen në aktivitetet e sotme për nder të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë

Në aktivitetet e sotme për nder të 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë merr pjesë kryetari Hashim Thaçi

Në aktivitetet tematike e përkujtimore që po mbahen në Vlorë  në 105-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të marrë pjesë kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Në Tiranë do t’i organizohet një pritje shtetërore nga presidenti Ilir Meta. Dje në Korçë është mbajtur mbledhja e dy Qeverive ku janë nënshkruar 13 marrëveshje me interes për të dy shtetet ndërsa është vendosur që mbledhja e ardhshme të mbahet në qytetin e Pejës.

Kabineti qeveritar i Kosovës nuk do të marrë pjesë në aktivitetet që ishte paraparë të mbahen, në Vlorë, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Arsyeja e anulimit  është mos pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj pasi që ai është kthyer në Kosovë, sepse sot do të takohet me një zyrtare të lartë të  Shteteve etë Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …