Dacic

Serbia ka reaguar kundër vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shpallur 28 nëntor ditë pushimi në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar kundër vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shpallur për 28 nëntor ditë pushimi në Kosovë. Por, Daçiq ka thënë se Haradinaj e ka shpallë festë zyrtare Ditën e Flamurit, e në fakt Haradinaj ka marrë vendim që këtë ditë vetëm të mos punohet. Ministri i Jashtëm i Serbisë madje ka thënë se Serbia do të marrë masa ndaj kësaj duke thënë se Republika Srpska, ditën e pavarësisë së Serbisë, do ta shpallë festë. Ndërsa 4 ditë më parë nëpërmjet një njoftimi Haradinaj “duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …