Njoftim lidhur me Koordinimin e institucioneve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që komuna e Burimit të shkojë në rivotim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim që komuna e Burimit të shkojë në rivotim. LDK-ja ka dërguar në institucion ankesa pas numërimit të votave me postë në këtë qytet. PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit 2017, për raund të dytë, të mbajtur më 19.11.2017, për kryetar Komune në Burim dhe urdhëron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, për kryetar të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …