Forca e Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses operacionet e deminimit për 2017

Forca e Sigurisë së Kosovës përfundoi me sukses operacionet e deminimit për 2017

Kompania e deminimit e regjimentit të mbrojtjes civile të FSK-së, në fund të muajit nëntor ka përfunduar me sukses operacionit e deminimit humanitar gjatë sezonit veror dhe pastrimit të fushëbetejave, sipas plan-veprimit për 2017. Kompania në fjalë edhe gjatë këtij viti ka vazhduar bashkëpunimin shumë të mirë dhe profesional që e ka me ekipet e KFOR-it amerikan dhe me organizatat për pastrimin e fushave të rrezikshme që veprojnë në Kosovë. Gjatë vitit 2017, ekipet e deminimit të FSK-së kanë pastruar gjithsej mbi 199.906 metra katrorë, si dhe kanë zbuluar mbi 722 mjete të pashpërthyera, të cilat më pastaj i kanë asgjësuar, dhe 24 pjesë të mjeteve të ndryshme të bombave dhe kasetë-bombave.

Gjatë këtij viti, deri më tani, kanë intervenuar sipas thirrjeve në 280 raste si dhe kanë demoluar dhe asgjësuar 710 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera si: granata, mina, bomba kasetore, projektil etj. Kompania e Deminimit pas përfundimit të sezonit veror, do të angazhohet në realizimin e planit të paraparë për sezonin dimëror, e që është; aksioni vullnetar i mbajtjes së ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme për vetëdijesimin e nxënësve nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera dhe mjetet piroteknike, si dhe realizimi i trajnimeve të ndryshme profesionale për pjesëtarët e kësaj kompanie. Falë punës profesionale, eksperiencës dhe disiplinës, edhe gjatë këtij viti pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit kanë kryer me sukses aktivitetet gjatë operacioneve për pastrimin e fushave të minuara pa pasur asnjë incident apo dëmtime tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …