Kryetari Thaçi: FSK-ja e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare

Kryetari Thaçi: FSK-ja e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, thotë se FSK-ja është e gatshme të marrë obligime ndërkombëtare. Duke komentuar operacionin humanitar të FSK-së në Shqipëri për sanimin e pasojave nga vërshimet, Thaçi thekson se FSK-ja është gjithmonë e gatshme ‘të përmbushë misionin e saj në Kosovë, por edhe në rajon dhe me gjerë, kudo që kërkohet të ndihmohet’.

“Do të përcjellim nga afër punën e pjesëtarëve të FSK-së në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet në Shqipëri”, shkruan Thaçi në Facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj dekreton dy ambasadorë të rinj: Jeta Kreka në Katar dhe Bardhyl Kollçaku në NATO

Presidenti i Shqipëria, Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e dy ambasadorëve të rinj të Jashtëzakonshëm …