Lubomir Batary: Sllovakia mbështet procesin integrues evropian të Kosovës

Lubomir Batary: Sllovakia mbështet procesin integrues evropian të Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se institucionet e Kosovës në rrugën e saj integruese janë të interesuara të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë në fushat e interesit të përbashkët e në veçanti përvojën dhe ndihmën në procesin integrues. Ajo këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary.

“Jemi të përkushtuar  në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit. Përkrahja nga Sllovakia, për vendin tonë është e mirëseardhur sepse synojmë vlerat e njëjta, vlerat euro-atlantike. Në këtë drejtim, përkushtimi ynë është i pandalshëm”, tha ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha ka kërkuar që shteti i Sllovakisë, si vend i Bashkimit Evropian, ta njohë shtetin e Kosovës, duke i falënderuar edhe një herë për njohjen e pasaportave të Kosovës. Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary, shprehu përkrahjen e mëtejshme të vendit të tij për proceset integruese evropiane të Kosovës, duke thënë se Sllovakia do të jetë përkrahëse e vendit tonë në sfidat e këtij procesi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …