Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kosova do të zhvillojë partneritetin strategjik me Gjermaninë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj: Kosova do të zhvillojë partneritetin strategjik me Gjermaninë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë janë strategjike dhe të veçanta. Ai këto komente i bëri me rastin e Ditës gjermane të bashkëpunimit, organizuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Haradinaj ka vlerësuar ndihmën e deritanishme të shtetit gjerman për Kosovën, duke thënë se Gjermania vazhdon të jetë përkrahësja më e madhe e Kosovës euroatlantike, sigurisë dhe stabilitetit të saj dhe si vend donator.

Ai tha se kosovarët që jetojnë në Gjermani, janë vlerë e shtuar e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. “Me këtë intensitet të bashkëpunimit, jo vetëm që nuk do të ketë më refugjatë nga Kosova në Gjermani, por edhe shumë prej tyre që sot jetojnë në Gjermani, mund të kthehen për investime në Kosovë”, tha kryeministri. Duke folur për asistencën financiare të Gjermanisë në Kosovë, kryeministri tha se kjo nuk është vetëm monetare, por edhe ekspertiza dhe këshillat nga Gjermania janë të vlefshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Kosova do të nderojë partneritetin strategjik me Gjermaninë, me punë të përgjegjshme, për të bërë ndryshimin pozitiv për të ardhmen e Kosovës”, tha kryeministri Hardinaj. Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, vlerësoi bashkëpunimin dhe besimin e thellë, duke thënë se Gjermania dhe Kosova mund të jenë krenare për marrëdhënien e tyre të gjatë, miqësore dhe të suksesshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …