KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

KIE: Investimet e huaja direkte të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), dje ka organizuar për herë të pestë Asamblenë e Përgjithshme. Në këtë asamble ishin present një numër i madh i  Investitorëve nga e vendet e BE-së.  Në këtë takim është diskutuar për përparësitë ekonomike dhe rëndësinë ekonomike që ka Marrëveshja  e Stabilizim Asociimit (MSA), po ashtu është diskutuar për sektorin e prodhimtarisë dhe rëndesinë e ekonomisë digjitale me fokus të veqanët në identifikimin e mundësive të reja si dhe barrierave aktuale.

Drejtori ekzekutiv i KIE Shpend Balija, ka thënë se Këshilli i  Investitorëve Evropian është zëri i investitorëve evropianë. “Për herë të parë në historinë e Kosovës kemi një marrëveshjen kontraktuale me Bashkimin Evropian, atë të MSA-së, e cila lehtëson të bërit biznes, dhe si e tillë ne duhet të kemi të qartë se cilat janë përparesite apo mangësitë e një marrveshje të tillë.  Ai ka deklaruar se Investimet e Huaja Direket janë të një rëndësie të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe transformimin e njohurive të reja. “Synimi  ynë është arritja e një rritje ekonomike e cila është për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë. Ne duhet të fokusohemi drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve, duke synuar kështu përmirësimin e ambientit për sektorin privat, në mënyrë që sektori publik mos të shikohet si opcioni më i preferuar për punësim”, është shprehur Balija. Më tutje Balija, ka thënë se institucionet e Kosovës, duhet ta kenë në fokus përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. “Kosova vuan nga imazhi edhe pse realiteti është shumë më pozitiv dhe se në Kosovë mund dhe duhet të bëhet biznes i mirëfilltë, mirëpo duhet që numri i kompanive prodhuese të shohin të ardhmen e tyre në Kosovë”, ka thënë Balija.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …