Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Uniteti

gjyshja ime ndjesë pastë

me dorën e saj të lehtë

nga shtëllunga e leshit

fijet i lidhte në unitet

 

njerëzit e kohës moderne

si grykësit që zihen për një presh

unitetin e kohës së vonuar

e bënë li e lesh

 

leshi e lëmshi u ngatërruan

në fushat e gjera të interesit

o gjyshe ime e ndjerë

 

a dëgjon

se ç’u dhje ndër vete

uniteti ynë

prej leshit

 

Dhjetor 2017

Kontrolloni gjithashtu

Eliona Alimani: PËRKUJTUAM ME SUKSES TË REJA 100-VJETORIN E SHKOLLËS 9-VJEÇARE “AHMET CAMI” GJORICË

Eliona Alimani: PËRKUJTUAM ME SUKSES TË REJA 100-VJETORIN E SHKOLLËS 9-VJEÇARE “AHMET CAMI” GJORICË

Na nderojnë sot, në këtë ditë të veçantë të shkollës sonë: E nderuara zonja Festime …