Oda e Afarizmit të Kosovës ka shënuar një vjetorin e themelimit

Oda e Afarizmit të Kosovës ka shënuar një vjetorin e themelimit

Me anë të një ceremonie festive Oda e Afarizmit të Kosovës ka shënuar një vjetorin e themelimit të Odës, ku shumë të ftuar ishin pjesë e kësaj kremte. Në ceremoninë festive u fol për suksesin e OAK-së, që përkundër një periudhë kaq të shkurtër kohore, i’a ka dalë mbanë që në bagazhin e saj të numërojë shumë të arritura dhe zgjidhje të problemeve që bizneset kanë adresuar dhe i’a kanë besuar përfaqësimin e tyre OAK-së. Andaj me një fjali përshëndetëse Kryetari i Bordit të OAK-së, Skender Krasniqi, falëndëroi të gjithë të pranishmit që i janë bashkuar kremtës si dhe foli për të arriturat e OAK-së. “Oda e Afarizmit të Kosovës ka arritur që brenda një periudhe të shkurtër që të angazhohet në kauza shumë të rëndësishme të biznesore, sidomos në dhënien e rekomandimeve se si mund të mënjanohen një sërë problemesh që ka biznesi”, u shpreh ai.

Falë lobimit të OAK, Krasniqi tha se janë zgjidhur shumë probleme të rëndësishme, ndërsa kërkoi nga Qeveria e Kosovës tërheqjen nga CEFTA si UNIMK, në mënyrë që të prezantohet si Republikë e Kosovës.

Për të uruar OAK-un, i pranishëm në këtë event ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili shprehu mirënjohje për angazhimin e OAK në mbrojtjen e interesave të bizneseve të Kosovës, duke thënë se patriotë janë ata që hapin vende të reja të punës. Ndërsa profesori i Universitetit të Prishtinës dhe laureat i çmimit “Zietzschmann-Preuss Award”  për vitin 2017, Bajram Berisha, foli për rëndësinë e bashkëpunimit në mes të universitetit dhe bizneseve.

Në fund Oda e Afarizmit të Kosovës, në shenjë falënderimi dhe nderimi për gjithë anëtarët e saj, ka vendosur të ndajë çertifikata për secilin biznes të të gjitha kategorive.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …