Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar 6 shtetas, ndërsa 10 deputetë të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë

Policia e Shqipërisë  ka arrestuar 6 shtetas, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e opozitës, që u zhvillua paraditen e së hënës në hyrjen e Kuvendit. Po ashtu, 10 deputetë të opozitës janë proceduar në gjendje të lirë, për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë. 6 nga deputetët e kallëzuar i përkasin Partisë Demokratike dhe 4 Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe 2 protestues janë proceduar në gjendje të lirë për të njëjtat akuza, ndërsa sipas policisë nga përplasja fizke kanë mbetur të lënduar 6 efektivë, mes tyre edhe femra. ( Nuk bëhet me dije se a është proceduar nusja e kryetarit, Ilir Meta,  zonja Kryemadhi, e cila shpërfaqi një dhunë ekstreme, krejt të përdalë, që nuk i ka hije një femre, cilado qoftë ajo  dhe lërë më një gruaje që pretendon të jetë zonja e parë e vendit. RKL).

Edhe Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, që nuk është deputet është proceduar edhe ai në gjendje të lirë për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”. Policia në njoftim e saj lë të kuptohet se vendimet për nisjen e procedimeve janë marrë në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa për të arrestuarit thekson se mënyrë aktive ata kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhje të sendeve të forta, apo materialeve piroteknike dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës. (TCH)

Kontrolloni gjithashtu

Kujtim Shala

Kujtim Shala: Sulmi në Ibër-Lepenc ishte akt terrorist, ndërsa Kurti e përdori si pretekst për të sulmuar të gjithë

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka deklaruar se sulmi i së premtes në kanalin Ibër-Lepenc …