Republika e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve

Republika e Kosovës dhe ajo e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve

Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe për këtë qëllim do të mbahet një forum ekonomik brenda tre muajve të ardhshëm. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, pas takimeve të ndara sot në Lubjanë, me krerët më të lartë të këtij shteti, përfshirë homologun e tij, Karl Erjavec, presidentin, Borut Pahor dhe kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez. Ai tha se Sllovenia ofron mbështetjen e plotë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e plotë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO. Ndryshe, që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven.

Kontrolloni gjithashtu

Plaku i PD-së, në Shqipëri, Sali Berisha kërcënon Departamentin Amerikan të Shtetit i cili e ka shpallur non grata

Gjykata e Posaçme e Apelit sërish ka refuzuar kërkesën e Sali Berishës për lirim nga masa “Arrest në shtëpi”

Gjykata e Posaçme e Apelit e ka rrëzuar kërkesën e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha …