Këshilltari i kryetarit të vendit, Bekim Çollaku: Ushtria më 2018, anëtarësimi në BE dhe NATO më 2025

Këshilltari i kryetarit të vendit, Bekim Çollaku: Ushtria më 2018, anëtarësimi në BE dhe NATO më 2025

Bekim Çollaku, këshilltar i Kryetarit ka thënë se gjatë vitit 2018, do të përfundojë procesi i krijimit të ushtrisë, i iniciuar nga i pari i vendit. Ndërsa ai parasheh edhe anëtarësimin i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai në një intervistë për “lajmi.net” është shprehur i bindur se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë 2018-ës. “Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në përputhje me kushtetutën dhe ligjet tona. Mirëpo në rast se shikojmë aspektet simbolike, mund të veçoj përmbylljen e procesit të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës gjatë vitit 2018”, ka thënë Çollaku.

Në kornizat e afateve kohore, këshilltari i Presidentit, ka paraparë edhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO; e kjo, siç shprehet Çollaku, nuk është hipotetike. “Në rast se nuk ndodhin zhvillime të natyrës së tillë që mund të shkaktojnë termet në organizata ndërkombëtare siç është NATO apo BE-ja, unë konsideroj se procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO, por edhe në BE, nuk do të duhej të zgjatej më shumë se deri në vitin 2025”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë, ka mbaruar paraqitjen e tij dëshmitari i 60-të në rastin …