Nikki Haley: Me shqiptarët kemi miqësi dhe tradita të përbashkëta

Nikki Haley: Me shqiptarët kemi miqësi dhe tradita të përbashkëta

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po përpiqen që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në OKB dhe se për këtë synim do të vazhdojnë angazhimet derisa ajo ta fitojë njohjen e plotë. Haley i bëri komentet gjatë një aktiviteti në Nju Jork me biznesmenë nga Shqipëria dhe Kosova të organizuar nga Konsullata e Kosovës dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Kosovë. “Ne kemi disa vlera të përbashkëta me komunitetin shqiptar. Ne e respektojmë njëri-tjetrin, besojmë në njëri-tjetrin, kemi të njëjtat vlera demokratike. Kjo është ajo që krijon një lidhje të fortë dhe marrëdhënie të forta që nuk mund të dëmtohen”, ka thënë Haley, e cila në këtë takim me bashkëshortin e saj ka treguar se gjyshi i tij kishte ardhur në Amerikë  nga Shqipëria. kanë treguar gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar kur një stuhi goditi Teksasin. Kjo thjesht tregon lidhjet që kemi dhe vlerat që ndajmë”, ka thënë Haley. Këtë lajm e ka publikuar “Zëri i Amerikës”,  në gjuhën shqipe.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …