Limaj

Limaj: Qeveria Haradinaj do të punoj me dinamikë edhe më të madhe

Duke folur për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se në të ardhmen do të punohet me dinamikë edhe më të madhe dhe ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do t’i jepet epilog temave të mëdha dhe atë me konsensus sa më të gjerë. Ai ka shtuar më tutje se nga viti i ardhshëm, demarkacioni dhe marrëdhëniet me Serbinë, dhe ushtria e Kosovës do të marrin një zgjidhje problemi. Do t’i japim këtyre temave dhe do të synojmë që të arrijmë konsensus sa më të gjere. Në tema të mëdha nuk e marrim flamurin vet por vendit i duhet konsensusi. Detyra jonë është t’i kryejmë detyrat tona dhe kështu si partner serioz vijmë në një moment kur BE do ta nxjerr datën për viza. Nuk do të ketë dialog me Serbinë pa u diskutuar kjo çështje në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …