Nasim Haradinaj

Fushatë e egër dhe paragjykuese mediale kundër luftëtarit e veteranit të UÇK-së, Nasim Haradinaj

Veterani i UÇK-së dhe luftëtari i lirisë, Nasim Haradinaj nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka qenë i ftuar në Debat në TV-Dukagjin ku është diskutuar për Gjykatën Speciale dhe ku ka kundërshtuar fuqishëm dhënien e kompetencave Gjykatës Speciale, lidhur me vrasjet e pasluftës në Kosovë. “Nuk them të mos merremi me to, por  ku po e din ti që ato kanë qenë vrasje politike, ti po i jap një krah. Ato  mund të jenë  politike brenda sojit të vetë, i ka thënë Haradinaj, gazetarit gjatë debatit.  Më pas gjatë një replike Haradinaj thuhet se ka thënë:   “Punë e madhe që janë vra të LDK-së”. Fjali e fundit e Nasim Haradinajt e thënë në nervozë gjatë debatit, me përpjekje për linçimin e tij e të luftës së UÇK-së, kanë mjaftuar që sot të fillojë një fushatë e egër, linçuese dhe e pashënuar ndonjëherë për nga arroganca, në disa medie me sharjet e fyerjet e disa prej familjarëve, të cilët pretndojnë se UÇK-ja u ka vrarë më të dashurit e tyre, edhe pse deri tani nuk është paditur askush dhe as është ngritur ndonjë akuzë në gjykatat e Kosovës, të UNMIK-ut apo të EULEX-it.

Ky disponim në rritje kundër UÇK-së, brohoritja e Adriatik Kelmendit, djalit të ish prokurorit të kohës së Serbisë, se po vjen Epoka heroike e Gjykatës Speciale, kjo shëmti e paragjykuar ka nxjerrë në sipërfaqe një çoroditje mazohiste kundër luftës së UÇK-së, kundër veteranëve e invalidëve dhe kundër ish kreut të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …