Haradinaj: Qeveria do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e ligjet në fuqi lidhur me Gjykatën Speciale

Haradinaj: Qeveria do të veprojë në përputhje me Kushtetutën e ligjet në fuqi lidhur me Gjykatën Speciale

Kryeministri, Ramush Haradinaj u ka thënë ambasadorëve të akredituar në Prishtinë se do të veprojë bazuar në vullnetin e deputetëve lidhur me shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Takimi i Shefit të Qeverisë e ka mbajtur takimin me ambasadorët vetëm një ditë pasi ka nisur procedura për shfuqizimin e Speciales. Kryeministrti  Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Kryeministri Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset. Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit, shkruan në njoftimin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …